LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti me kështjellën në Australi/ Një tjetër i mitur ndërron jetë në spital

20 Dhjetor 2021, 07:05, Kosova & Bota CNA
Aksidenti me kështjellën në Australi/ Një tjetër i

Një fëmijë i gjashtë ka vdekur nga lëndimet e pësuar në një aksident në një kështjellë në Australi javën e kaluar, thotë policia. 

 Chace Harrison, 11-vjeç, i është ndërprerë jeta në një spital të Hobart të dielën, tre ditë pas aksidentit. Ai ishte mes nëntë te miturve që ranë 10 metra (32 ft) nga një kështjellë e fryrë kur ajo u ngrit nga era në një panair shkolle në Devonport, Tasmania. 

 Dy fëmijë mbeten në gjendje kritike në spital. Pesë fëmijët e tjerë që humbën jetën ishin 11-vjeçari Addison Stewart dhe 12-vjeçarët Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt. Një djalë i plagosur doli nga spitali të premten. Ai vizitoi shkollën fillore Hillcrest të dielën dhe bëri homazhe për shokët e tij të klasës. 

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja. Policia thotë se po heton nëse kalaja ishte e lidhur në tokë./ https://www.bbc.com/S.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga