LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e “Pilotit” për hakmarrje/ Zbardhet sherri i autorit me djalin e viktimës: Ngacmuan një vajzë

19 Dhjetor 2021, 11:36, Kronika CNA
Vrasja e “Pilotit” për hakmarrje/ Zbardhet sherri i autorit me

Biznesmeni Rakip Roli u ekzekutua pranë shtëpisë së tij më 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit, në shenjë hakmarrje për një sherr të 22 vjeçarit Llej Lika me djemtë e viktimës.

Sipas abc news, shkak i këtij sherri është bërë ngacmimi i një vajze, çka ka sjellë më pas dhe konfliktin mes autorit 22 vjeçar dhe njërit prej djemve të viktimës, që prej muajit korrik të këtij viti.

Fillimisht Lika dhe njëri nga vëllezërit Roli, janë konfliktuar verbalisht duke e sharë dhe ofenduar njëri tjetrin me fjalë të rënda.  Sherri mes tyre ka agravuar, pasi është përfshirë edhe biznesmeni Roli dhe djali tjetër.

Dy vëllezërit, Sokol dhe Isuf Roli, së bashku me babanë e tyre, e kanë rrahur të riun brutalisht në një lokal në mes të fshatit teksa ky i fundit po qëndronte me miqtë e tij. Ata i kanë shkaktuar plagë të rënda, saqë për t?u shëruar 22 vjeçari është shtruar në spital.

Kjo ngjarje ka sjellë më pas edhe hakmarrjen e të riut, me vrasje. Biznesmeni i materialeve të ndërtimit i njohur ndryshe dhe me emrin Piloti u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.

Gjykata ka caktuar arrest në burg për babë e bir Llej e Skënder Lika dhe shokun e tyre Klajdi Gjegjajn të cilët u arrestuan për vrasjen e Rolit. Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

?Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen? . Kjo ka qenë dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika.

Lajmet e fundit nga