SHBA me dorë ‘të hekurt’/ Vendos kufizime ndaj prodhimeve kineze

19 Dhjetor 2021, 09:15, Kosova & Bota CNA
SHBA me dorë ‘të hekurt’/ Vendos kufizime ndaj prodhimeve

SHBA ka vendosur më shumë kufizime ndaj prodhuesit kinez të dronëve DJI dhe shtatë kompanive të tjera kineze.

Të enjten, Departamenti i Thesarit vendosi kompanitë në një listë të përjashtimit të investimeve, duke i ndaluar qytetarët amerikanë të blejnë dhe të shesin aksione në to.

Sipas bbc  është pretenduar se teknologjia e dronëve të DJI është përdorur për mbikëqyrjen e myslimanëve ujgurë në Kinë.
Megjithatë ndalimi është kryesisht simbolik pasi DJI nuk është një kompani e tregtuar publikisht.

Në vitin 2020, Departamenti i Tregtisë ndaloi kompanitë amerikane të eksportonin produkte në DJI, gjë që është gjykuar si një kërcënim për sigurinë kombëtare nga Departamenti i Mbrojtjes.
Por sipas agjencisë së lajmeve Reuters, më shumë se 900 agjenci amerikane të sigurisë publike, përfshirë policinë në qytetin e Nju Jorkut, përdorin produkte DJI.

Shërbimi i Parkut Kombëtar ka përdorur dronët DJI për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në Kaliforni.
Sipas Drone Industry Insights, kompania kishte afër 80% të tregut të dronëve të konsumit vitin e kaluar në SHBA.
Gjigandi i telekomunikacionit Huawei mbetet në listën e përjashtimit të tregtisë së SHBA-së të vendosur nga administrata Trump, duke i ndaluar kompanitë amerikane të bëjnë biznes me të.

Reuters ka raportuar se administrata Biden po shqyrton vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Korporatës Ndërkombëtare Semiconductor Manufacturing International, prodhuesit më të madh të çipave në Kinë./S.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga