LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina del nga rruga/ Plagoset i mituri

19 Dhjetor 2021, 12:45, Kronika CNA
Makina del nga rruga/ Plagoset i mituri

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A.T, 17 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

?Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël, shtetasi A. T., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. T., 17 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit?, njofton policia./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga