LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania forcon kufizimet për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar

19 Dhjetor 2021, 16:09, Kosova & Bota CNA
Gjermania forcon kufizimet për udhëtarët nga Mbretëria e

Që nga mesnata e të shtunës turistët e Mbretërisë së Bashkuar janë të ndaluar në Gjermani. Masa e re u mor si përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron.

Vetëm shtetasit ose banorët gjermanë, si dhe partnerët dhe fëmijët e tyre, do të lejohen të hyjnë në vend. Atyre do t?u kërkohet të:

Tregojnë një test negativ PCR të marrë brenda 48 orëve para nisjes,

Karantinë dy javore pas mbërritjes.

Këto rregulla zbatohen pavarësisht nga statusi i vaksinimit ose shërimi nga COVID.

Rregullat e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 3 janar për shkak se Gjermania e klasifikon Mbretërinë e Bashkuar si zonë rreziku. Kjo e fundit raportoi dje mbi 90 mijë raste të reja të infektimeve me Omicron./euronews

Lajmet e fundit nga