LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FNSH "blindon" Vlorën/ 6 të shoqëruar për atentatin

19 Dhjetor 2021, 18:11, Kronika CNA
FNSH "blindon" Vlorën/ 6 të shoqëruar për

FNSH e Fierit dhe Policia e Vlorës kanë rrethuar qytetin, pas atentatit të ndodhur ku u plagos rëndë nga shpërthimi me eksploziv 33-vjeçari Indrit Sadedini.

Burimë për ABC raportojnë se janë shoqëruar 6 persona të cilët po merren në pyetje dhe se lënda plasëse e llojit tritol që shpërtheu, dyshohet të këtë qenë rreth 400 gr.

Tritoli ka shpërthyer pasi i riu parkoi makinën dhe po dilte nga garazhi, ndërkohë që bomba me telekomandë ishte vendosur pranë hyrjes së garazhit dhe ishte mbuluar me një karton, në mënyrë që të mos vërehej.

Bëhet me dije se ky është atentati i dytë ndaj të riut, ndërkohë që nuk ka qenë më herët i dënuar, por ka qenë i përfshirë disa herë në konflikte./CNA.al

Lajmet e fundit nga