LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Kemi 5004 delegatë, nga 7 600 që janë gjithsej”/ Si gënjen Jemin Gjana në mes të ditës

18 Dhjetor 2021, 13:42, Politikë CNA
Video-“Kemi 5004 delegatë, nga 7 600 që janë

Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD, Jemin Gjana, ka deklaruar se në sallë janë të pranishëm 5004 delegatë,.

Në sallë nuk janë më shumë se 1700 karrige edhe po të llogarisim këtu edhe hapësirat e tjera, maksmimumi kapaciteti shkon në 2 100 persona dhe jo në 5004 siç pretendon Jemin Gjana.

?Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që ndihmë për menaxhimin e punimeve të Kuvendit të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe e gjithë vendimmarrja që do të ndodhë. Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 5004 delegatë?, tha Jemin Gjana?, ka thënë Gjana.

Video më poshtë tregon sa njerëz kishte jashtë sallës së Pallatit të Kongreseve, ndërkohë që Jemin Gjana deklaronte se kishte 5004 delegatë në sallë./E.S-CNA.al

 

Lajmet e fundit nga