LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Frikë dhe panik/ Basha i armatosur në zyrë

18 Dhjetor 2021, 20:37, Politikë CNA
Frikë dhe panik/ Basha i armatosur në zyrë

Kryetari i shkarkuar me 43 385 vota nga demokratët ka nisur të armatoset në zyrë dhe të mbajë në selinë e PD ish policë dhe gardistë.

Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu u shpreh se Basha është i kapur në frikë dhe panik, si dhe në zyrën e tij ai mban dy kundragaz.

?Ai nuk njeh as veten e tij. Nuk është kusuri im për këtë.

Protesta kombëtare dhe pastaj kemi një periudhë të ristrukturimit të partisë. Ka nevojë urgjente. Këto ditë do jemi në seli. Ai do rrij aty i rrethuar, ka vënë e dy kundragaze në zyrë. Do filloj grevë urie në zyrë ai? Ai mendoj unë, të shkojë në lagjen 8 dhe të pyes veten pse u dënua nga lagjia. Po të dojë le të rijë deputet i PD, gara është e hapur dhe ai i ka larë duart me PD?, tha Berisha./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga