LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet lidhja e Bashës me bangladeshasit dhe pakistanezët/ Si i bëri Luli për vete

17 Dhjetor 2021, 12:30, Satire Politike CNA
Zbardhet lidhja e Bashës me bangladeshasit dhe pakistanezët/ Si i

CNA.al ka mësuar arsyen e vërtetë se përse bangaladeshasit dhe pakistanezët e ndjekin Lulzim Bashën në facebook.

Burime pranë kunatit kanë  treguar se çfarë e lidh Bashën me bangladeshasit dhe pakistanezët dhe si ka arritur t?i tërheqë pas vetes ata, të cilët e ndjekin live në çdo intervistë të tij.

Sipas të njëjtave burime, Lulzim Basha po zbaton programin e Qeverisë për të punësuar të ardhurit nga Bangladeshi dhe Pakistani.

Pasi, siç thotë kryeministri, punë ka, por nuk ka profesionistë?.

E dyta, sepse, bangladeshasit dhe pakistanezët janë më të lirë në tregun punës dhe duke qenë se kunati është kurnac me ta bën zgjedhjen e duhur me 100 dollarë blen 100 followers (ndjekës). Pra nga një dollar për një bangladeshas dhe një pakistanez.

E treta dhe më e rëndësishmja, sepse vetëm bangladeshasit dhe pakistanezët, mund ta kuptojnë Lulin kur flet.

Dhe e katërta se bangladeshasit dhe pakistanezët, s?kanë nevojë për dry,  kështu që kursen edhe drynin. Ata janë të bindur e s? bëjnë hap pa u urdhëruar./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga