LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi/ Prezantohet Komisioni që do të mbikëqyrë Referendumin e datës 18 Dhjetor

17 Dhjetor 2021, 10:41, Politikë CNA
Vendimi/ Prezantohet Komisioni që do të mbikëqyrë

Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje ku dhe ka vendosur se kush do të drejtojë procesin e Referendumit të datës 18 Dhjetor.

Sipas vendimit, komisioni do të përbëhet nga 5 anëtarë.

Albana Vokshi do të jetë kryetarja e këtij Komisioni, ndërsa Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja do të jenë anëtarë të Komisionit.

Ky Komision ka përgjegjësinë të organizojë dhe mbikëqyrë dhe drejtojë procesin referendar të datës 18 dhjetor  deri në nxjerrjen dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar të tij./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga