LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arrestua para pak ditësh/ Adriatik Llallës i refuzohet kërkesa për azil në Itali

17 Dhjetor 2021, 17:37, Aktualitet CNA
U arrestua para pak ditësh/ Adriatik Llallës i refuzohet kërkesa

Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla vijon të qëndrojë në ?arrest shtëpie? që prej datës 13 dhjetor. Llalla ishte shpallur në kërkim prej kohësh, ndërsa arrestimi i tij është bërë në Romë, të Italisë.

Por sipas MCN, Interpol Tirana konfirmon se ish prokurorit të përgjithshëm i është refuzuar pjesërisht kërkesa për azil.

Akuzat për të cilat akuzohet në Shqipëri, njihen si shkelje nga shteti italian, duke rritur mundësitë e hapjes së një procesi administrativ që mund të marr kohë.

Në Itali, Llalla kishte kërkuar azil politik, pasi refuzon të njoh dënimin nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka përcjell më herët Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e ish-kryeprokurorit.

Kujtojmë këtu se, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ne 22 shtator, vendosi dënimin me dy vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga