LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokument-Berisha “shkatërroi” Bashën, në mënyrë spektakolare/ Luli vijon aksionin e bravave

17 Dhjetor 2021, 10:01, Aktualitet CNA
Dokument-Berisha “shkatërroi” Bashën, në

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ?shkatërruar? keq, kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha, një natë më parë.

Të dy në të njëjtën kohë, u shfaqën në emisione televizive, por njëri prej tyre, Lulzim Basha, zgjodhi të manipulonte edhe audiencën.

Përtej zbulimeve që kanë dalë në dritë nga ekspertë të IT,  CNA.al sjell një tjetër fakt, të besueshëm dhe të sigurtë, që rrëzon Lulzim Bashën.

Në grafikun e siguruar nga CNA.al (CityNews Albania), ka rezultuar se fitues në këtë betejë ka qenë TV Klan me ?Opinion? të Blendi Fevziut, ku ishte lideri historik i PD-së Sali Berisha.

Grafiku tregon se TV Klan kryeson në total fashën e orarit 21.00- 23.00, kohë edhe kur Berisha ishte në emisionin, ?Opinion?.

Kulmi i audiencës në TV, Klan kur ndodhej Berisha, sipas grafikut me ngjyrë blu, të cilin do ta sjellim më poshtë, e ka arritur nga 21.45 deri ne 22.e 10, për t?u ringritur sërish pas reklamave dhe deri në përfundim.

Kjo është vërteta, e zeza mbi të bardhë, me të cilën Lulzim Basha i braktisur nuk përballet dot.

Pas TV Klan, në grafik vijnë televizionet e tjera kombëtare, News 24 apo edhe Ora TV.

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar, i braktisur tashmë nga demokratët u hodh në sulm për të manipuluar ndjekjen e tij në intervista, por dështoi me sukses dhe sot ka menduar të shkatërrojë të tjera brava, duke vijuar kështu misionin që ka nisur së fundmi./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga