LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anëtarësimi në BE/ Lajçak: Mundësia më e mirë për Ballkanin Perëndimor

17 Dhjetor 2021, 18:47, Aktualitet CNA
Anëtarësimi në BE/ Lajçak: Mundësia më e

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë?Serbi dhe çështje të tjera në Ballkan, Miroslav Lajçak thotë se nuk sheh alternativë më të mirë për Ballkanin Perëndimor se sa anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Duke treguar katër sfidat kryesore të rajonit, Lajçak ka pohuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë ndikim edhe në bashkëpunimin rajonal.

?Sfida e rëndësisë më të madhe strategjike është normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse nuk ka të bëjë vetëm me këto dy shtete, por serbët dhe shqiptarët jetojnë në çdo vend të Ballkanit, dhe marrëdhënia ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ndikon në bashkëpunimin rajonal, ndaj zgjidhja e kësaj çështje është e një rëndësie strategjike?, ka thënë ai.

Si sfidën që duhet zgjidhur menjëherë sheh nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, kurse krizën në Bosnje Hercegovinë e konsideron serioze.

Përfaqësuesi special i BE gjatë një interviste për mediat boshnjake deklaroi se sfidë themelore është drejtimi që po merr gadishulli ballkanik.

?Sfida që mendoj se është më themelore është pyetja se si do të jetë Ballkani. A do të jetë një Ballkan që ndan vlerat evropiane, që promovon demokracinë dhe sundimin e ligjit, që lufton korrupsionin dhe që ka media të pavarura dhe shoqëri civile??, është shprehur Lajçak.

Ai foli edhe për Malin e Zi, duke thënë se gjatë vitit të fundit nuk ka pasur pothuajse asnjë përparim.

?Mali i Zi është më i avancuari nga të gjitha vendet e rajonit në rrugën e tij drejt BE-së dhe i ka hapur të gjithë kapitujt, por fakti është se në vitin e fundit nuk ka pasur pothuajse asnjë përparim?, deklaroi ai./euronews

Lajmet e fundit nga