LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arrestua në Kosovë/ Noizy lirohet pas disa orësh  

16 Dhjetor 2021, 15:26, Lifestyle CNA
U arrestua në Kosovë/ Noizy lirohet pas disa orësh  

Reperi, Rigles Rajku i njohur si Noizy, është lënë i lirë pasditen e sotme pasi është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Kosovë.

Reperi pak orë më parë ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet me një mikun e tij.

Sipas asaj që raportohet në media, thuhet se reperi është lënë i lirë, pasi ka vendosur të paguaj gjobën. Nga mediat kosovare raportohet se Noizy duhej të paguante gjobën 2 mijë euro ose të bënte 100 ditë burg. Natyrisht që reperi ka paguar garancinë dhe tashmë është lënë i lirë

Dyshohet se arsyeja për ndalimin mund të jetë bërë sherri që ka pasur me reperin Cozman në vitin 2016, megjithëse diçka e tillë nuk u konfirmua zyrtarisht nga Policia e Kosovës.

?Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale?, thuhej në një njoftim nga policia./A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga