LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta dekreton ligjin për akcizën/ Argumentet që jep

16 Dhjetor 2021, 17:41, Politikë CNA
Meta dekreton ligjin për akcizën/ Argumentet që jep

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin për akcizën.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky ligj u vendos të shpallej nga Presidenti Meta, pasi synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 114/2021 ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ?Për akcizat në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar?.

Ky ligj u vendos të shpallej nga Presidenti i Republikës, për sa kohë synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza, nëpërmjet përafrimit të tyre gradual me nivelin e akcizave të parashikuara në Direktivat e Bashkimit Europian, si dhe moslejimin e hapësirave ligjore për shmangie nga pagesa e akcizës, duke shfrytëzuar shkallët e diferencuara të saj për përdorues të ndryshëm./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga