Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Si Rama kërkon të shpëtojë nga afera e shekullit

16 Dhjetor 2021, 13:32, Politikë CNA

Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, është tema më e debatuar nga media dhe politika, gjatë ditëve të fundit.

Kjo pas vënies në pranga të ish-ministrit të Mjedisit në qeverinë ?Rama 1?, Lefter Koka, pas një hetimi të SPAK, në lidhje me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Lefter Koka u vu në pranga dy ditë më parë, ndërsa sot Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i ka komunikuar masën e sigurisë ?arrest me burg?.

Por, historia e aferës së inceneratorëve, duket se nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm me Lefter Kokën. Në media, por edhe opozita, ka drejtuar gishtin edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë të politikës, përfshirë dhe vetë kryeministrin Edi Rama.

Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri është një histori krimi dhe korrupsioni, të cilën kryeministri Edi Rama ka tentuar ta justifikojë me pastrimin e një mali me mbetje.

Historia e koncesionit të inceneratorëve, fillon në Elbasan me 22 milionë euro, shkon në Fier me 28 milionë euro, për të ardhur më pas në Tiranë, me një kontratë fillestare prej 128 milionë euro.

Dhe kryeministri deri tani është përpjekur të justifikojë inceneratorët dhe shumat e parave të mëdha të përdorura, me zhdukjen e maleve me plehra.

Nga ana tjetër, Rama ka reaguar edhe për arrestimin e Lefter Kokës, duke tentuar të ?lajë duart?, me justifikime të tipit që Reformën në Drejtësi e bëri qeverisja e tij, e të tjera si këto.(Lexo ketu)

Por, në fakt, Rama ka ?harruar? mesa duket që Lefter Koka është një ish-ministër i qeverisë së Rilindjes, ku Edi Rama është kryeministër.

Dhe fakti që është arrestuar Lefter Koka, nuk e shfajëson kryeministrin, që minimalisht duhet të mbante përgjegjësi morale. Se sa për përgjegjësinë ligjore, kjo është një çështje që i takon drejtësisë.

Rama kërkon të justifikohet, vijon të mbrojë aferën e inceneratorëve, por nuk iu thotë shqiptarëve, se kjo faturë është të paktën 178 milionë euro deri në këto momente. Pra, me tre kontratat e firmosura në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Dhe nuk ka incenerator në funksion në asnjë nga të tre landfillet, apo zonat për ndërtimin e tyre.

Edi Rama si konsulli i plehraveI vetmi incenerator ekzistues është ai i Elbasanit i pa marrë në dorëzim nga pushteti vendor, dhe ende i paprovuar.

Në Tiranë, nga ana tjetër, në kodrat e Sharrës, vendoset poshtë një qese e një teknologjie të caktuar, hidhen plehrat, hidhet dhe sipër dhe plehërat mbulohen.

As në Tiranë nuk ekziston inceneratori. As në Fier nuk ka incenerator. Janë me dhjetëra e dhjetëra milionë euro të paguara nga taksat e shqiptarëve.

Për të mos folur për Fierin, qytetarët e të cilëve u helmuan nga tymi i djegies së mbetjeve, ndërkohë që paguhen miliona euro, për një incenerator që mesa duket nuk funksionon.

Rama kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja.

Por, fatura e paguar është një mal me para, edhe më i lartë se mali i plehrave, që pretendon se ka pastruar.

Edi Rama ka përdorur një mal me para, për të mbuluar një mal me plehra. Dhe këto para kanë shkuar në disa xhepa inceneratorësh që nuk ekzistojnë dhe kompanish zinxhir që fillojnë nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij, të cilët më pas kanë hapur të tjera kompani në ortakëri me pronarë apo drejtues mediash.

E pra, Edi Rama nuk mund ta kalojë krimin dhe korrupsionin e inceneratorëve, duke bërë batuta dhe as duke ?larë duart? si Ponc Pilati.

Historia e koncesionit të inceneratorëve duhet hetuar fillim e mbarim. Gjithë zinxhiri i kompanive dhe personave të përfshirë, duhet të jenë subjekt i drejtësisë.

Dhe drejtësia nuk mund të fillojë dhe të mbarojë me Lefter Kokën./CNA.al

?Arrestimi i Lefter Kokës nuk më bën përshtypje?/ Rama i ?shkel syrin? Bashës

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Rama, një mal me para, për një mal me plehra

Edi Rama si konsulli i plehrave

Lajmet e fundit nga