LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja me Covid-19/ Alimehmeti publikon studimin: Imuniteti natyror, superior ndaj vaksinave

16 Dhjetor 2021, 10:44, Lifestyle CNA
Beteja me Covid-19/ Alimehmeti publikon studimin: Imuniteti natyror, superior

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti vijon të japë këshilla, por edhe të publikojë studime në lidhje me pandeminë e Covid-19.

Së fundi, në një postim në rrjetet sociale, Alimehmeti ka analizuar situatën epidemiologjike, duke u ndalur edhe te përhapja e varianteve të reja të koronavirusit.

Duke iu referuar disa studimeve të kryera sëfundmi, ai thekson se rezultatet konfirmuan efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar i COVID dhe nga skema e vaksinimit.

Epidemiologu tregon se të dhënat e publikuara më 12 dhjetor të këtij viti, janë përfituar nga të dhënat zyrtare të mbikëqyra nga autoritetet e Republikës Çeke.

Në këtë studim është hulumtuar e gjithë popullata çeke e vaksinuar apo që e ka kaluar infeksionin dhe nuk është vaksinuar.

Rezultatet treguan se imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Gjithashtu autorët dolën në përfundimin se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre treguan:

-Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.

-Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë.

-Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.

-Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga