LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Basha dëshmitar në krim/ Heshti para drejtësisë

15 Dhjetor 2021, 14:22, Politikë CNA
Skandali-Basha dëshmitar në krim/ Heshti para drejtësisë

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar pas një deklarate të bërë sot nga Lulzim Basha, i cili ka thënë se ?edhe qeverisja e djeshme e PD, ka qënë e korruptuar?.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se sipas asaj që deklaron vetë Basha, edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë?

Më tej, ai shtron pyetjen se pse Basha nuk i drejtohet prokurorisë për këto akuza.

Sipas tij, kjo është fshehje krimi.

?Siiii? Zoti Lulzim Basha deklaron sot se edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë?

Dhe nuk e ka denoncuar ose nuk shkon ta denoncojë personin apo personat në fjalë? Kështu mendon të pretendojë para shqiptarëve se do të qeverisi?

Deklaron se do të shkëputet nga pjesa e tyre e keqe?

Pra, i parashkruan këto krime duke i lënë mënjanë ?

Uaaaauuuuu!

Mos jam në ëndërr?

Dhe qendron ende i heshtur dhe nuk shkon të denoncojë duke bashkëpunuar me drejtësinë sipas parimit më mirë vonë se kurrë? E kundërta është fshehje krimi!

Cfarë po na dëgjojnë veshët!!! Cfarë po na shohin sytë!?-shkruan Fuga./CNA.al

Lajmet e fundit nga