LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha dhe Basha "përplasen" në Gjykatë

15 Dhjetor 2021, 11:59, Politikë CNA
Berisha dhe Basha "përplasen" në Gjykatë

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, ka dorëzuar sot në Gjykatë, ndryshimet në statutin e PD, të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Por, mesa duket Berisha dhe Basha, do të ?përplasen? në Gjykatë.

Kjo, pasi një ditë më parë në media u raportua se edhe Lulzim Basha ka çuar në gjykatë kërkesën për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të Partisë dhe të organeve të reja, të cilat u miratuan më 17 korrik në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike.

Ndërkohë, ndryshimet e miratuara në Kuvendin e 11 Dhjetorit, janë depozituar sot në Gjykatë, nga anëtarët Ivi Kaso dhe Arben Ristani.

Kujtojmë këtu se më herët, Oerd Bylykbashi deklaroi se gjykata do të regjistrojë ndryshimet e 11 dhjetorit, pasi sipas tij janë të gjitha dokumentet dhe provat për pranimin e tyre.

Ndryshimet e 11 Dhjetorit:

Parimi një anëtar- një votë: Kjo për zgjedhjen e anëtarëve në qendër, por edhe ato të degëve që nuk zgjidheshin më parë.

Referendumi: Vendime të rëndësishme do merren nga anëtarësia.

Fraksionet: Partia bëhet më e madhe, jo duke përjashtuar, por duke njohur grupimet ndryshe. Të mendosh ndryshe është vlerë, jo kërcënim për kryetarin.

Organet kolegjiale: Ato që u dobësuan nën kërkesat e kryetarit për më shumë pushtet, do forcohen. Kryetari nuk i përdor më ato si vulë noteri. Forcohen edhe organet kolegjiale edhe në bazë.

Kryetari humbës: Kryetari që humb zgjedhjet, i mbaron mandati menjëherë dhe pa ekuivok. Ky mekanizëm incentivon lidershipin e suksesshëm pa nxitur kultin e liderit.

Organizatat partnere: Përveç FRPD dhe LDG, shtohet edhe Grupimi i Dhjetorit. Do kenë akses më të madh në listat e kandidimit. Forcohet dhe garantohet pavarësia e tyre stature.

Simbolet e PD: Basha zhduku logon dhe simbolet e partisë në vitin 2017. Sot burokratët e PD i shohin simbolet si marka tregtare. Ato do jenë shumë të rëndësishme për PD-në. Ndryshon logo, ndryshon vula e kryetarit. Vula e kryetarit sot nuk do ketë më vlerë nesër.

Zgjedhjet në PD: Partia do futet në një fazë reformimi me anë të zgjedhjeve. Zgjedhjet me ?një anëtar- një votë? do përcaktojnë organet e reja. Propozojmë që tranzicioni drejt organeve të ngritura me votën tuaj, të ngrihet një organ kolegjial dhe i përkohshëm me figura të njohura në PD, do të garantojë funksionimin e partisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga