LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Bayern fitore me “manita”, bavarezët shpallen “Kampionë Dimri” të Bundesligës

14 Dhjetor 2021, 20:46, Sport CNA
VIDEO/ Bayern fitore me “manita”, bavarezët shpallen

Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës në kampionat teksa për llogari të javës së 16-të, ka mposhtur me rezultatin e thellë 0-5 në transfertë, Stuttgart. Vendasit u munduan t?i bënin ballë forcës së bavarezëve në ofensivë dhe në fakt ia dolën deri në minutën e 40, kur Serge Gnabry zhbllokoi shifrat pas një asisti të Sane.

Më pas, në fraksionin e dytë, miqtë e nisën sfidën aty ku e kishin lënë dhe ishte sërish Gnabry që gjeti rrugën e rrjetës. Sigurisht, festës së golave nuk mund t?i mungonte Robert Lewandowski, që realizoi një dygolësh brenda tre minutave. Në të dyja rastet sulmuesi u asistua nga Gnabry, ndërsa ky i fundit padyshim ishte njeriu i ndeshjes teksa realizoi edhe golin e pestë duke shfrytëzuar edhe një gafë të portierit Muller.

Kështu, me këtë trepikësh, Bayern Munich ruan kreun me 40 pikë të grumbulluara, nëntë më shumë se ndjekësit e Dortmund të cilët kanë një ndeshje më pak, teksa vlen të theksohet se kur ka mbetur edhe një javë nga ndërprerja e kampionatit, bavarezët shpallen ?Kampionë të Dimrit?.

Lajmet e fundit nga