LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zgjohet herët si kurrë më parë/ Çfarë ka ndodhur me kryetarin e shkarkuar?

14 Dhjetor 2021, 08:19, Politikë CNA
Basha zgjohet herët si kurrë më parë/ Çfarë ka

Lulzim Basha kryetari i shkarkuar është zgjuar sot herët si kurrë më parë.

Basha është shfaqur në rrjete sociale me një status duke folur për rithemelimin e Partisë Demokratike.

?Ora më e errët është ajo pak përpara agimit.

Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin

Kështu është sot?, shkruan Basha.

Më tej ai shprehet optimist duke thënë se ditët e mira janë para, ndërsa fton demokratët që ti bashkohen Kuvendit të tij me 18 Dhjetor.

?Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t?i dhënë fund tranzicionit?, shkruan më tej ai./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga