LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Basha i mbyll në zyrë me çelës/ "Dhjetoristët" shqyejnë derën

13 Dhjetor 2021, 10:25, Politikë CNA
Skandali-Basha i mbyll në zyrë me çelës/

Drejtuesi i grupimit ?Dhjetor 90?, Bislim Ahmetaj ka akuzuar sot Lulzim Bashën se i ka mbyllur me çelës brenda selisë blu.

Në një deklaratë për mediat ai tha se janë detyruar të shqyejnë derën që të dalin jashtë.

?Ai njeri, Lulzim Basha, sapo u ngjit lart na mbylli derën. Sot kishim një mbledhje pershëndetëse për 11 dhjetotin, i cili u njoh edhe nga partnerët. Ky ka qenë edhe qëllimi i sotëm, për të rinisur fushatën e zgjedhjeve dhe për të përshëndetur këtë Kuvend të jashtëzakonshëm. Referendumi që do zhvillohet pas disa ditësh do i japë përgjigje çdo dyshimi. Vendosi antarësia, jo Zoti Basha, sepse ai u shkarkua dhe tani e vetmja gjë që ka janë çelsat, por kryetar nuk të bën një çelës. Jemi detyruar të shpërthejmë një nga dyert që të dalim të flasim këtu me ju?-tha Bislim Ahmetaj, para gazetarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga