LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpifi për kostot e Kuvendit/ Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës

13 Dhjetor 2021, 18:21, Politikë CNA

Komisioni i Rithemelimit të PD i është përgjigjur akuzave të kreut të shkarkuar, Lulzim Basha, i cili gjatë konferencës për shtyp tha se për eventin e Kuvendit është kontaktuar i shoqi i deputetes së PS Blerina Gjylameti.

Këto akuza Komisioni i Rithemelimit i ka hedhur poshtë duke i quajtur ato një shpifje.

?Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike. Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.

Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!

E mirëkuptojmë zemërimin e z. Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona?, thuhet në njoftimin zyrtar./CNA.al

Lajmet e fundit nga