LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërime edhe në Love Story/ Dy konkurrentët akuzohen për lidhje dashurie jashtë emisionit

13 Dhjetor 2021, 20:01, Lifestyle CNA
Paralajmërime edhe në Love Story/ Dy konkurrentët akuzohen

Dea dhe Albioni kanë qenë në qendër të vëmendjes sot në emisionin Love Story. Konkurrentët kanë hedhur akuza se dyshja mund të jenë të lidhur jashtë programit.

Pavarësisht akuzave, Dea dhe Albioni janë shprehur se kjo nuk është e vërtetë dhe se janë në program për tu njohur me të gjithë.

Ndërkohë nga ana tjetër Alketa Vejsiu, moderatorja e “Love Story” tha se, nëse akuzat vërtetohen mund të përjashtohen pasi rregulli një i emisionit është transparenca.

Albioni: E vërteta është që nuk jemi të lidhur jashtë, atë që kemi për të thënë e themi këtu në emision. Nuk jemi të lidhur aspak.

Andi: Nuk është puna tek shqetësimi, ne jemi njerëz të rritur, ne kemi ardhur të njiheni këtu. Daniela me Vilianin duket shumë afër, ashtu si Dea me Albionin. Mua nuk më pëlqen që të vijë e të rri në karrige. Nuk dua që të hedhim letra në atë kuti, se mund t?i bëjmë dhe gjëra për inat për ndonjë konkurrentët. Por unë them që nëse fronistët dashurohen me një djalë të ikin dhe të vijnë vajza të tjera.

Dea: Unë e respektoj shumë Andin. Unë jam e interesuar që të njoh të gjithë djemtë.

Alketa Vejsiu: Nuk duam që të kemi një vendim përjashtues për ndonjërin për ju.

Andi: Ne kur kemi dal, kemi dal grup. Kur dalin vetëm dy persona mund të ketë diçka më shumë.

Alketa Vejsiu: Rregulli i parë i këtij emisioni është romancë përpara kamerave./A.E- CNA.al

Lajmet e fundit nga