LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Keqardhje për PD-në”/ Dhurata Çupi: S’mund të mohohet 11 dhjetori

13 Dhjetor 2021, 19:57, Politikë CNA
“Keqardhje për PD-në”/ Dhurata Çupi: S’mund

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD dhe kryesisht situatën e ndodhur ditën e sotme.

E ftuar në emisionin ?Debat? më Alba Alishanin në A2 CNN, ai theksoi se nuk mund të hidhet poshtë që të shtunën e kaluar kishte një mbledhje demokratësh.

?Keqardhje e madhe, një situatë që ka tejkaluar termin delikat. E papranueshme ajo që ndodhi sot. PD është institucion, pasuri e demokratëve. Kam marrë pjesa pothuajse në të gjitha Kuvendet Kombëtare. 

Nuk mund ta mohoj që të shtunën e kaluar kishte një mbledhje demokratësh, por s?mund të them se ata zotësuan strukturat shtetërore. Nuk u depozituan firmat sipas protokollit.

Aty kishte demokratë, por s?mund të them që ata përfaqësojnë strukturat e PD. Unë u njoftova për një mbledhje të kryesisë dhe shkova. Nuk e dija që do vinte Berisha me demokratët dhe nuk ka asnjë problem që demokratët të vijnë në shtëpinë e tyre. Ata votuan për veten të përjashtohen, pra shfuqizimin e kryesisë?, tha Çupi./CNA.al

Lajmet e fundit nga