LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka tre muaj që gënjen ambasadat”/ Belind Këlliçi tregon çfarë e “tërbon” Bashën

13 Dhjetor 2021, 19:20, Politikë CNA

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka folur rreth plaçkitjes që i është bërë në zyrën e tij.

I ftuar në emisionin A2CNN me gazetaren Alba Alishani, Këlliçi shprehet se Lulzim Bashën e tërbon mos përdorja e dhunës, pasi sipas kreut të FRPD, ka tre muaj që po gënjen ambasadat se do të marrin me dhunë zyrat.

?Ajo çka e ka tërbuar Lulzim Bashën është mos përdorja e dhunës. Ka tre muaj që gënjen ambasadat që do marrin me dhunë zyrat e selisë.

Kjo është e padëgjuar dhe e pahasur më parë. I shmangen zgjidhjes politike. Sot janë një minorancë.  Në Kuvend nuk ka patur asnjë incident. Po e keqpërdor ambasadën amerikane. Keqpërdor gjithë kohës zyrën e ambasadës amerikane.

Këtu po gënjehet pa masë, po krijohen tensione artificiale, për tu hequr se ka mbështetje?, ka thënë ndër të tjera Këlliçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga