LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Dumës i ngarkohet "misioni" i veçantë/ Kërkesa për “kolegen” e Doktorit

13 Dhjetor 2021, 09:37, Politikë CNA

Nënkryetarja e shkarkuar e Partisë Demokratike, Grida Duma është rreshtuar në krah të Lulzim Bashës, dhe po tenton të bëjë ?rolin? e saj në fasadën që kërkojnë t?iu shesin demokratëve.

Ndërsa një ditë më parë, kryetari i shkarkuar zhvilloi një mbledhje farsë të Këshillit Kombëtar, edhe Grida Duma u bë pjesë e shfaqjes.

Pra, Grida Duma, ajo që ish-kryeministrin dhe liderin historik të demokratëve, Sali Berishën, e quante ?kolegu Berisha?, vijon t?I shërbejë Lulzim Bashës, dhe dështimeve të tij të njëpasnjeshme.

Ndërkohë, pas përfundimit të të ashtuquajturës mbledhje e Këshillit Kombëtar, Grida Duma ka publikuar në faqen e saj disa foto.

Bashkëngjitur postimit, Duma, ?Momente gjatë zhvillimeve të sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.?

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e Grida Dumës në rrjetet sociale, kanë shpërthyer në komente, kundër deputetes së Bashës.

Por, krahas komenteve që e kritikojnë duke i kujtuar se është në anën e gabuar, demokratët kanë ironizuar duke I lënë edhe një ?mision? Grida Dumës.

Ata i kërkojnë që t?i mësojë Bashës, tabelën e shumëzimit.

?O Grida po ku do të le ty moooj që nuk na le asnjë foto .suksese në jetë, aman mësoja tabelën e shumëzimit Lulit?-shkruan një komentues.

Më tej, një tjetër shkruan ?Bravo jeni të aftë shumë. Sikur të luftoni Edi Ramën, ju luftoni shkarkoni kolegët tuaj. Çfarë turpi, Nuk keni pikë morali. Edhe dilni e thoni me kënaqësi kemi shkarku përjshtuar. Po votat ku do i merrni të vini në pushtet kështu i bie të ngelni vetëm. Keni humbur besimin e cdo demokrati jeni të pa moralshëm përfundimisht?.

Më poshtë disa nga komentet në faqen e Grida Dumës, në rrjetet sociale:/CNA.al

Lajmet e fundit nga