LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha e akuzoi se ka kërcënuar deputetët/ Reagon Kuliçaj: Trillime, të bëhen publike komunikimet

13 Dhjetor 2021, 17:16, Politikë CNA
Basha e akuzoi se ka kërcënuar deputetët/ Reagon Kuliçaj:

Ish zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë Agron Kuliçaj, ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës, i cili u shpreh se Kuliçaj ka kërcënuar deputetët demokratë.

Kuliçaj ka hedhur poshtë akuzat e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha duke thënë se këto janë trillime dhe nuk ka kërcënuar dhe komunikuar me asnjë deputet të shoqatës së bravave.

?Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha .As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet , dhe ftoj çdo deputet të bëj publike komunikimet . Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve, perdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e shpëton?, ka thënë Kuliçaj./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga