Connect with Us

Rezoluta e Grida Dumës/ Kemi vulë, kemi seli, SPAK-u të na kthejë anëtarësinë!

Satire Politike

Rezoluta e Grida Dumës/ Kemi vulë, kemi seli, SPAK-u të na kthejë anëtarësinë!

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Ish nënkryetarja e PD-së, e shumënjohura, zonja Grida Duma, ka bërë sot një propozim të rrallë në trajtë rezolute.

Korespodenti i rubrikës tonë satirike, Tej e Këtej, e dëgjoi të gjithë ligjërimin e saj, dhe e solli në redaksinë tonë të plotë:

Unë, Grida Duma, siç kuptohet, që të gjithë më njihni dhe ju njoh, siç dihet botërisht dhe planetarisht, me kontribute pafundësisht të çmuara, në politikëbërje dhe në partinë ku kam fatin të militoj, ju njoftoj se, çfarëdo që të bëjë kolegu Sali Berisha, këmbës t’i bjerë, vulën dhe selinë, nuk ka për ta parë kurrë me sy, sepse këto dy elemente themelore, janë të lidhura pazgjidhshmërisht me Lulin tonë.

Ato pra, vula dhe selia jonë e bukur, janë të shenjta dhe na përkasin vetëm ne, domethënë Lulit, mua, Gazit, Joridës, Alibeut dhe mbi të gjitha zonjës Yuri Kim!

Nisur nga ky fakt i patjetërsueshëm, ne i kërkojmë drejtësisë tonë të re dhe moderne, të krijuar rishtaz dhe posaçërisht nga vetë kolegu Edi Rama dhe veçanërisht nga ambasada amerikane, që të na kthejë sa më parë, anëtarësinë, që na e grabiti 24 orë më pare, kolegu i shpallur non-grata, Sali Berisha!

I pari që duhet ta kryejë këtë punë është SPAK-u, i cili duhet të thërrasë në mënyrë urgjente dhe emergjente, të gjithë anëtarësinë e PD-së, ta ngarkojë penalisht atë dhe të urdhërojë gjykatën, që brenda 24 orëve, të bëjë kthimin e menjëhershëm të tyre, aty ku e kanë vendin, pra në partinë e Lulit tonë.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet/ Bushati: Beteja, jo vetëm largimi i Bashës, por rithemelimi i PD-së!

I kujtojmë SPAK-ut tonë modern, se tetë vjet më parë, vetë kolegu Berisha ia dorëzoi Lulit tonë, një për një në dorë, të gjithë anëtarësinë e çmuar dhe sot pa pikë turpi, vjen dhe e rrëmben, një gjë të dhuruar tetë vjet më parë!

Së fundi, në përfundim të mendimeve të mia si gjithmonë konstruktive dhe në dobi të partisë dhe komunitetit tonë, mendoj që pasi SPAK dhe gjykata, të veprojnë në mënyrë pro-amerikane, duke kthyer anëtarësinë tonë, në duart legjitime të Lulit, vetë ambasadorja jonë e dashur, Yuri Kim, është e ftuar të vijë në oborrin e selisë tonë të nderuar në PD, me një gjel të madh në dorë dhe ashtu siç bëri në Tropojë, t’ja presë kokën aty, në sy të demokratëve, në mënyrë demokratikisht amerikane, njëlloj sikur pret figurativisht dhe metaforikisht, kokën e kolegut tonë Sali!

Pas leximit të kësaj deklarate, Salianji i shkretë, për ta ruajtur disi, i kërkoi Gridës që materiali të zbutej pak, por më kot! Grida i hodhi një vështrim të egër, sikur do t’i priste kokën figurativisht dhe metaforikisht edhe vetë Salianjit dhe këtu diskutimi dhe mbledhja bashkë, u mbyllën. Kaqë./tpz

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

VIDEO/Gjendet dera e duhur për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Pas shumë tentativash e përpjekjesh për ndërrime bravash dhe blindime dyersh, duket se u gjet edhe zgjidhja e vetme për Lulzim Bashën.

Një derë me shenjën e gishtave është ideale për kryetarin e shkarkuar të PD, për të bërë të mundur ndalimin e hyrjes për ata që janë të padëshiruar për të.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, është kthyer në një meme të gatshme për Lulin.

LEXO EDHE:  Humbësi serial/ Spaho i radhit dështimet Bashës

LEXO EDHE:  Do të habiteni/ Luku i ri i Gridës është thjeshtë, uau



Projektin për realizimin e kësaj “vepre” mund ta implementojë kunati.

Nga sot, Luli mund të flejë i qetë dhe i sigurt se e gjeti zgjidhjen për të mos i marrë njeri zyrën. Mjafton që ky projekt i quajtur Fingerprint Brava të implementohet /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Basha zbret në bazë/ Ku është Grida?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Satirë nga Agim Xhafka

Sa i erdhi Lul Bashës ultimatumi që deri në 5 janar të lirojë zyrën, i dha zemër vetes duke bërtitur:

-Nuk më plas fare për…

-Mos fol kështu,-e këshilloi Gazmor Bardhi. -Nuk të plas ty, por ata mund të vijnë e të të marrin hopa. Pastaj të plasin brenda në Lanë.

Atë çast u tremb, kërkoi këshillë nga ata rreth e qark.

-Unë them të shkosh patjetër në bazë,!- i tha Xhelal Mziu.

-Po çfarë flet, mo?- iu hakërrye

-Duhet, duhet,- i tha Gjekmarkaj. -Ta dijë Berisha se ti nuk tutesh nga drejtimi i partisë.

O zot, këta kanë luajtur nga fiqiri, mendoi Luli. Dhe ktheu sytë nga Alibeaj.

-Them se du-het të fla-sësh me ba-zën,- e këshilloi mjeshtri i rrokjeve.



Ama zgjidhjen tamam e gjeti Tabaku.

-Ne bazë tani kemi veç selinë e partisë. Nuk shkojmë dot askund. Edhe pallatin e kongreseve e mbushëm me miq e farefis. Ndaj takimet t’i bëjmë te selia. Ftojmë kamerat e televizioneve, marrim kushërinj e kushërira e i sjellim para teje. Kupton?

LEXO EDHE:  PD shpartallon bazën/ Shpërndahen shumica e grupseksioneve

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh te Krimet e Rënda?/ Thirret sërish Salianji

Alibeaj u entuziazmua aq shumë sa e vazhdoi më tej skenarin.

-Në zyrat tona te dyert do vendosim me bojë blu përzier me lejla emrat: “FIERI”, “LUSHNJA”, “ELBASANI”, “KORÇA”, “SHKODRA”, “KUKËSI”… Dhe ti i merr me radhë. Çdo ditë shkon në një qytet.

Lulit i shkoi goja vesh më vesh.

-Kam dëshirë nesër ta filloj me “DURRËSIN”. Ku është Grida?

-Këtu jemi!- folën në të njëjtën kohë ajo dhe Salianji.

Aq u lumturua, sa u shtri të flinte që në orën 18. Që mëngjesi të çelte sa më shpejt e ky të takohej me durrsakët në katin e parë të selisë.

-Kamerat të nxjerrin herë pas here fragmente nga Lana që të duket sikur jam në breg të detit, -porositi dhe u shtri te kolltuku i zyrës. Pas dy minutash fliste në gjumë, tani nis beteja, tani nis lufta…

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto-247 milionë lek në një muaj?/ Kujt i iku truri nga rroga e Ben Blushit, shpërthen humori në rrjet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Skandali i publikimit të të dhënave personale dhe listës së pagesave të qytetarëve, është bërë kryefjalë e mediave.

Por, skandali në fjalë nuk mund t’iu shpëtonte as faqeve të humorit në rrjetet sociale, të cilat kanë ironizuar nëpërmjet memeve.

Ajo që u ka rënë në sy shqiptarëve është fakti se në krye të listës së personave më të paguar thuhet se është ish-politikani, Ben Blushi, me një pagë mujore prej 247 milionë lekë.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Avokati sulmon Bashën

LEXO EDHE:  Humbësi serial/ Spaho i radhit dështimet Bashës

Vetë Blushi, në një reagim për mediat, ka thënë kjo shifër nuk është e vërtetë, pasi merr të paktën 20 herë më pak.



Megjithatë kjo nuk i ka penguar mediat sociale që të shpërthejnë me meme.

Më poshtë disa nga memet më pikante në rrjet:/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE