LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytjet në vend/ Forcat e ushtrisë "zbarkojnë" në terren në ndihmë të banorëve

12 Dhjetor 2021, 10:37, Aktualitet CNA
Përmbytjet në vend/ Forcat e ushtrisë "zbarkojnë"

Efektivët e Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orësh në disa prej zonave të përmbytura për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Vjosa.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se, forcat e ushtrisë janë vënë në dispozicion të banorëve për të shmangur çdo rrezik.

Gjithashtu po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve.

?Efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku  dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar pëmbytje. Po punohet  me strukturat e emergjencave civile te qarkut të Vlorës e Fierit. Mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve?, shkrua Niko Peleshi në postimin e tij./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga