Kampioni i arteve marciale rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri/ Surprizon prindërit

12 Dhjetor 2021, 12:51, Lifestyle CNA
Kampioni i arteve marciale rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri/

Adrian Hadribeaj një sportist me famë ndërkombëtare, kampion 15 here dhe i shtati në rang botëror për artet marciale miks (MMA) rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri për të surprizuar prindërit e tij.

Ai vendosi t’i takonte së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët në studion e “E diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Adriani ka falenderuar prindërit e tij për të gjitha sakrificat dhe i ka kërkuar falje për mungesën e tij këto 10 vite.

“Unë dua t’ju falenderoj për çdo gjë ju keni bërë për mua dhe vëllain. Edhe pse keni qenë në një vend ku ekonominë nuk e kemi pasur në favor, serish kemi patur një harmoni që dyshoj se e kanë pasur familje të tjera. Ju kerkoj ndjesë që nuk kam ardhur por prita të rritej pak edhe vajza që të vija dhe tju bëja këtë surprizë”, u shpreh Adriani./S.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga