LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Heronjtë e shkarkimit flasin dokrra”/ Aktivisti i PD, i përvishet Belind Këlliçit

12 Dhjetor 2021, 12:04, Politikë CNA
“Heronjtë e shkarkimit flasin dokrra”/ Aktivisti i PD, i

Aktivisti i PD Gjorg Kodra ka komentuar vendimin e për shkarkimin e Lulzim Bashës, dalë nga Kuvendi I 11 dhjetorit.

?Kryetari i komisionit që drejtoi dje procesin e shkarkimit të Lulzim Bashës, fill pas shkarkimit deklaroi në një dalje publike se me 13 Qershor kishte votuar Lulzim Bashën dhe se po të kthehej do ta votonte sërish.

Kjo, sepse sipas tij në atë garë Lulzim Basha ishte kandidati me eksperiencë më të gjatë politike.

Pra, drejtimi i partisë nëpër 4 humbje spektakolare vlerësohet si eksperience politike e cila duhet marrë në konsideratë për të zgjedhur dikë në garë me 3 të tjerë që këtë eksperiencë nëpër katastrofa elektorale thjesht nuk e kanë.

Per kryeshkarkuesin, sipas asaj që degjova, programet, qëndrimet ideologjike, projektet, idetë dhe zgjidhjet për defektet e brendshme dhe të qeverisjes nuk paskan ndonjë peshë në vlerësimin për të zgjedhur një lider a drejtues politike.

Sipas tij, ajo që vlen mbi të gjitha është koha mbi kolltuk pavarësisht rezultateve?, shkruan Kodra në rrjete sociale.

Kodra ka vijuar më tej argumentin duke deklaruar se shkarkimi i Lulzim Bashës, dje në Kuvend ishte diçka urgjente ndonëse tejet e vonuar, por kur dëgjoj “heronjtë” e shkarkimit të flasin dokrra të tilla bindem në atë që kam besuar gjithmonë.

?Ndoshta për disa ajo që ka rëndesi në jetë-gjatësimin dhe avancimin e tyre politik është vërtet era e njohur, fytyra e parë, siguria në tarafe duke qenë se paradhoma ku do presin, do jetë po ajo, orët e pritjes po aq të gjata, por të paktën fytyra që do takojnë kur t?u vijë radha të jetë e njohur.

Kjo sigurisht vjen sepse idetë janë të lodhshme, programet duan punë, puna do mend e mendtë janë me të qëlluar.

Shkarkimi i Lulzim Bashës, dje në Kuvend ishte diçka urgjente ndonëse tejet e vonuar, por kur dëgjoj “heronjtë” e shkarkimit të flasin dokrra të tilla bindem në atë që kam besuar gjithmonë.

Lulzim Basha ishte vetëm simboli 8 vjeçar i problemeve shumë më të thella të Partisë Demokratike dhe shoqërisë tonë.

Nëse mjaftohemi vetëm me shkarkimin e një kukulle simbolike, pavarësisht frymëmarrjes që të jep heqja nga kolltuku e një dordoleci të kalbur politik, problemet që fshiheshin pas tij do të vazhdojnë të mbeten thelbësisht të pazgjidhur?, shkruan më tej Kodra./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga