LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kjo është vula e re e PD që u miratua në Kuvendin Kombëtar

11 Dhjetor 2021, 15:35, Politikë CNA
Kjo është vula e re e PD që u miratua në Kuvendin

Kuvendi Kombëtar i cili është thirrur nga 5000 delegatë të PD ka miratuar sot një sërë vendimesh të rëndësishme. Përveç shkarkimit të Lulzim Bashës, në Kuvend u miratua edhe vula e re e kësaj force politike.

Me propozimin e një grupi anëtarësh dhe me mbështetjen e të paktën 15 për qind të delegatëve, Kuvendi vendosi ndër të tjera që vula e PD dhe simboli i saj të kthehet tek forma origjinale që ka pasur kur u themelua partia.

CNA.al ka siguruar një foto në të cilën duket sesi është vula e re e partisë, sipas vendimeve që u morën në Kuvendin e sotëm.

Kujtojmë se po ashtu në Kuvendin e sotëm u miratua në parim statuti i Partisë Demokratike, u miratua nen për nen statuti i PD, u miratua neni për primarët, referendum, neni për fraksionet në PD, neni Basha-kryetari shkarkohet pas humbjes dhe delegatët votuan 67 nenet e satutit të ri.

Po ashtu  gjatë ditës së sotme, delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në ?Air Albania? kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve,  Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga