LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Dëshirat e deputetit Basha janë nul, ja pse

11 Dhjetor 2021, 21:49, Politikë CNA
Berisha: Dëshirat e deputetit Basha janë nul, ja pse

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili u shpreh se ka Kryesia ka marrë vendim për të shkarkuar të ?pa bindurit?.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha nuk e njeh më Bashën si kryetar, duke thënë se ai u shkarkua nga 4446 delegatë.

Ai shton se dëshirat e deputetit Lulzim Basha janë nul.

Postimi i Berishës:

Koha kur deputeti Basha mund të bënte pazar me fatet e Partisë Demokratike ka marrë fund. Ditet kur Partia shërbente  si hipotekë për borxhet e kryetarit kanë përfunduar! Në një ditë historike, 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosën sot, të rimarrin në dorë fatet e Partisë Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashën në një spektakël të vërtetë demokracie të ngjashëm me standartet amerikane.

Kuvendi i sotshëm riafirmon vlerat euro atlantike të PD duke rikthyer në piedestal votën e lirë në të parin kuvend në historinë e Shqipërisë të thirrur nga anëtarësia.

Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake çdo dëshirë të deputetit Basha për të thirrur Këshillin Kombëtar, për të shkakuar drejtuesin e këtij Këshilli apo për të marrë masa disiplinore ndaj përfaqësuesve të mijëra demokratëve që me votë të lirë dhe legjitime vendosën sot shkarkimin e tij!

Komisioni u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar si dhe ish anëtarëve të kryesisë të respektojnë vullnetin e Kuvendit Kombëtar si organi më i lartë drejtues i Partisë Demokratike. Komisioni fton të gjithë drejtuesit e PD të lexojnë dhe respektojnë vullnetin e shumicës që shkarkoi kryetarin dhe jo të deputetit Basha që kërkon të shkarkojë shumicën!

Sot është dita për t?u bashkuar dhe jo për të përçarë e ?përjashtuar? partinë për karriken e thyer të ish kryetarit!/E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga