LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia në aksion për lojërat e fatit/ Arrestohen 3 persona në Korçë

10 Dhjetor 2021, 09:58, Kronika CNA
Policia në aksion për lojërat e fatit/ Arrestohen 3 persona

3 shtetas, pronarë të 2 lokaleve në Korçë kanë rënë në prangat e policisë pasi zhvillonin në ambjentet e lokaleve aktivitetin e lojërave të fatit.

Policia ka sekuestruar 3 celulatë të cilët shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Njoftimi nga policia:

“Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Goditen 2 raste, vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve pronarë të lokaleve ku ushtrohej ky lloj aktiviteti.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 celularë, që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, kanë ushtruar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 13, Korçë, konkretisht në lokalet e marra në përdorim nga shtetasit D. Zh. dhe E. Sh., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. Zh., 31 vjeç; E. Sh., 30 vjeç dhe V. L., 24 vjeç, banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”./S.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga