LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Një ditë para Kuvendit Kombëtar/ Ç'po ndodh në Air Albania  

10 Dhjetor 2021, 12:24, Politikë CNA
Foto-Një ditë para Kuvendit Kombëtar/ Ç'po ndodh

Nesër, në datën 11 Dhjetor do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike.

Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, për shkak të numrit të madh të personave që pritet të marrin pjesë, Kuvendi do të mbahet në stadiumin Air Albania.

Pra, pjesëmarrja e madhe, numri i madh i delegatëve, por edhe të ftuarit apo pjesa e hapur për pjesëmarrësit që kanë dëshirë të jenë prezent, i ka detyruar organizatorët që të kalojnë nga Pallati i Kongreseve në ?Air Albania?.

Por, ndërsa na ndan vetëm një ditë nga mbajtja e këtij Kuvendi, në stadiumin Air Albania, vijon përgatitja.

CNA.al ka siguruar disa foto, ku shikohen edhe përgatitjet për Kuvendin e Jashtëzakonshëm Kombëtar të PD.

Burimet bëjnë të ditur se vendosja në ?Air Albania? mund të jetë në dy pozicione. Në atë anësor ku mund të jenë qytetarët dhe skena në ballor, ku do jenë delegatët.

Kuvendi i datës 11 Dhjetor, pritet të jetë një akt final i një lëvizje që pritet të sjellë shumë ndryshime në Partinë Demokratike. Që nga largimi i Lulzim Bashës deri tek riformatimi i plotë i partisë më të madhe opozitare në vend./CNA.al

Lajmet e fundit nga