LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votuesit e PD pro “11 Dhjetorit”, shqiptarët kundër të dy kuvendeve

9 Dhjetor 2021, 20:09, Politikë CNA
Votuesit e PD pro “11 Dhjetorit”, shqiptarët kundër

Më shumë se dy në pesë votues të Partisë Demokratike (43%) mendojnë që Kuvendi i 11 dhjetorit ? thirrur nga Sali Berisha ? është legjitim.

Një në katër votues të PD-së (25%), mbështesin Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.

Po aq votues të PD-së (24%) mendojnë që asnjë nga të dy mbledhjet e Kuvendit demokrat nuk është legjitim.

Barometri i Euronews pyeti qytetarët mbi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, pak ditë përpara organizimit të dy mbledhjeve të Kuvendit Kombëtar të PD.

Rezultati për të gjithë të anketuarit ? pavarësisht se për kë kanë votuar ? tregon se thuajse gjysma (48%) mendojnë se asnjë nga mbledhjet e Kuvendit Kombëtar nuk ka legjitimitet.

Ata mbështesin më shumë Kuvendi Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha (21%), sesa atë të thirrur nga Sali Berisha (18%).

Vrojtimi i Barometrit u realizua për Euronews Albania nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje, të zhvilluara në periudhën 20-30 nëntor 2021./E.K-euronews

Lajmet e fundit nga