LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti/ Ahmetaj jep lajmin e mirë

9 Dhjetor 2021, 08:40, Politikë CNA
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti/ Ahmetaj jep

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka bërë të ditur sot se fondi për rindërtimin këtë vit do të rritet.

Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, zv.kryeministri Ahmetaj theksoi senga  28 miliardë lekë, këtë vit programi për rindërtimin do të shkojë në 35 miliardë lekë.

Ai theksoi se kjo bëhet me qëllim që të përshpejtohet procesi i rindërtimit, të banesave apo institucioneve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

?Këtë vit, nga 28 miliardë lekë, programi për rindërtimin do të jetë 35 miliardë lekë.

Avancimi është bërë për të përshpejtuar proceset e rindërtimit që të kthejmë në shtëpitë e reja apo në shkolla kopshte dhe ndërtesa publike të gjithë qytetarët dhe institucionet, që në 2019 u detyruan të largoheshin.

Programi i ndërtimit për këtë vit ka 35 miliardë lekë.

Këtë fundvit do të ketë një numër të madh familjesh, që do të futen në shtëpitë e reja, në Thumanë, në Durrës, në Lezhë, Kavajë, Kurbin etj.?-tha Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga