LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironizon Paloka/ “Nuk e pranojnë, por ata e dinë që firmat ekzistojnë”

9 Dhjetor 2021, 20:27, Politikë CNA
Ironizon Paloka/ “Nuk e pranojnë, por ata e dinë që firmat

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka ironizoi duke shprehur me bindje se edhe  ata që nuk pranojnë ekzistencën e firmave, janë të bindur se ekzistojnë.

Në një dalje për mediat, Paloka theksoi se dëshira e tij ka qenë që firmat të çohen tek pala tjetër, por është vendosur që t?i mbajë ai në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

?4200 firma kanë qenë në ditën e parë që kanë ardhur në ditën e parë dhe pas tyre, kanë ardhur nga përfaqësuesit  e firmëtarëve edhe disa firma të tjera. Edhe ata që nuk pranojnë ekzistencën e firmave, janë të bindur se ekzistojnë. 

Unë pata takim me përfaqësues të firmëtarëve, duke nisur me Sali Berishën, sekretarë dhe përfaqësues të lartë të PD, kryetar të grup-senksioneve. Pas depozitimit të firmave nuk e kam takuar më Berishën. Unë kam mbajtur qëndrim jo aq agresiv ndaj Bashës. Unë kam qenë partizan që formularët të çohen te pala tjetër?, deklaroi Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga