Gjyqtarja me biznese  që “sfidoi” ish-KLD/ Pasi i shpëtoi shkarkimit, “zbret” në KPK

9 Dhjetor 2021, 10:34, Vetingu CNA
Gjyqtarja me biznese  që “sfidoi” ish-KLD/ Pasi i

Matilda Llangozi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, do të dalë nesër para trupës gjykuese të Vetingut.

Rivlerësimi i gjyqtares Llangozi do të bëhet nga trupa e gjyqtarëve të KPK-së, Etleda Çifja, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Hetimet Vetting për gjyqtaren e Beratit kanë nisur fund të vitit 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtarja Matilda Llangozi e ka nisur karrierën në Tiranë, në vitin 2011 dhe më pas është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Llangozi rezulton një ndër emrat e drejtësisë e shpëtuar nga ndëshkimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Risjellim në vëmendje se në vitin 2018, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u rrëzuan kërkesat e bëra për shkarkim apo për masa ndëshkuese ndaj 13 gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë.

Disa prej kërkesave ishin depozituar prej kohësh nga tre ministra të ndryshëm drejtësie, aktualja Etilda Gjonaj dhe ish-ministrat Ylli Manjani e Nasip Naço.

Njëra prej gjyqtareve me ?njollë? në aspektin profesional ishte edhe Matilda Llangozi, por që KLD nuk e ndëshkoi.

Matilda Llangozi ka qenë gjyqtare në çështjen e denoncuar në një emision investigativ për ?kthimin e fëmijës dhe ushtrimin e përgjegjësisë prindërore?, ku me anë të një certifikate false është marrë kujdestaria e një fëmijë vetëm 3 vjeç nga gjyshërit e tij.

Sa i përket pasurisë rezulton që gjyqtarja Llangozi të posedojë biznese si bar-kafe apo aktiviteti import eksport, të produkteve kozmetike dhe sekondare farmaceutike. Këto biznese ajo i deklaron në emër të bashkëshortit.

Patundshmëri gjyqtarja deklaron edhe një apartanent banimi 136 m2 në Tiranë, me vlerë 10 900 000 lekë. Ajo thotë se e ka përfituar këtë pronë me anë të kontratës së shkëmbimit me një tjetër apartament banimi dhe me kredi bankare. Bëhet fjalë për një kredi bankare prej 7 000 000 lekë marrë për 20 vite, por që në fakt është shlyer për tre vite.

Një tjetër patundshmëri e vlerë në vitin 2015, është një tokë me sipërfaqe 1 500m2 dhe me vlerë 649 500 lekë./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga