Connect with Us

Foto- Moda e re e Salianjit/ Lidh këmishën sipër kollares

Satire Politike

Foto- Moda e re e Salianjit/ Lidh këmishën sipër kollares

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Ervin Salianji, i njohur ndryshe si Babalja, mundohet që të “godasë” në çdo dalje të tij publike.

Me kostum dhe kollare, është veshja që më së shumti është shfaqur deputeti i Lulzim Bashës, por sot ka sjellë një prurje të re për modën.

Në një studio televizive, teksa ka qenë i ftuar për të komentuar vizitën e të dërguarit të SHBA Gabriel Escobar dhe krizën në PD, Salianji është shfaqur me një këmishë të bardhë dhe një kollare të kuqe. Deri këtu ska asnjë gjë të keqe. Por “prurja” e Salianjit është lidhja e jakës së këmishës sipër kollares.

LEXO EDHE:  Grida Duma, “lulja e vyshkur” nga skandalet/ Pyetjet pa përgjigje nga vrasja e Santos tek sms-të me Salianjin

Arsyeja e vërtetë nuk dihet, nëse Salianji do të kthehet në një “model” apo këmisha i ri një masë më e madhe dhe ka gjetur mënyrën për ta modifikuar.

E mesa duket, në selinë blu kanë nisur ndryshimet në pamjen e deputetëve. Kujtojmë këtu, se një ndryshim drastik në pamje ka pësuar edhe Grida Duma, e cila ka ndryshuar flokët dhe mënyrën e make up-it./E.K-CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

VIDEO/Gjendet dera e duhur për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Pas shumë tentativash e përpjekjesh për ndërrime bravash dhe blindime dyersh, duket se u gjet edhe zgjidhja e vetme për Lulzim Bashën.

Një derë me shenjën e gishtave është ideale për kryetarin e shkarkuar të PD, për të bërë të mundur ndalimin e hyrjes për ata që janë të padëshiruar për të.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, është kthyer në një meme të gatshme për Lulin.

LEXO EDHE:  Salianji dorëzon përgjimet/ Anëtari i KLP-së, përfshihet në skandal

LEXO EDHE:  Faktet/ Ekipi i lodhur i Lulit ka rënë nga kategoria



Projektin për realizimin e kësaj “vepre” mund ta implementojë kunati.

Nga sot, Luli mund të flejë i qetë dhe i sigurt se e gjeti zgjidhjen për të mos i marrë njeri zyrën. Mjafton që ky projekt i quajtur Fingerprint Brava të implementohet /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Basha zbret në bazë/ Ku është Grida?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Satirë nga Agim Xhafka

Sa i erdhi Lul Bashës ultimatumi që deri në 5 janar të lirojë zyrën, i dha zemër vetes duke bërtitur:

-Nuk më plas fare për…

-Mos fol kështu,-e këshilloi Gazmor Bardhi. -Nuk të plas ty, por ata mund të vijnë e të të marrin hopa. Pastaj të plasin brenda në Lanë.

Atë çast u tremb, kërkoi këshillë nga ata rreth e qark.

-Unë them të shkosh patjetër në bazë,!- i tha Xhelal Mziu.

-Po çfarë flet, mo?- iu hakërrye

-Duhet, duhet,- i tha Gjekmarkaj. -Ta dijë Berisha se ti nuk tutesh nga drejtimi i partisë.

O zot, këta kanë luajtur nga fiqiri, mendoi Luli. Dhe ktheu sytë nga Alibeaj.

-Them se du-het të fla-sësh me ba-zën,- e këshilloi mjeshtri i rrokjeve.



Ama zgjidhjen tamam e gjeti Tabaku.

-Ne bazë tani kemi veç selinë e partisë. Nuk shkojmë dot askund. Edhe pallatin e kongreseve e mbushëm me miq e farefis. Ndaj takimet t’i bëjmë te selia. Ftojmë kamerat e televizioneve, marrim kushërinj e kushërira e i sjellim para teje. Kupton?

LEXO EDHE:  Luli tallet me Shkodrën në ditët më të vështira/ Qytetarët i përvishen

LEXO EDHE:  Salianji dorëzon përgjimet/ Anëtari i KLP-së, përfshihet në skandal

Alibeaj u entuziazmua aq shumë sa e vazhdoi më tej skenarin.

-Në zyrat tona te dyert do vendosim me bojë blu përzier me lejla emrat: “FIERI”, “LUSHNJA”, “ELBASANI”, “KORÇA”, “SHKODRA”, “KUKËSI”… Dhe ti i merr me radhë. Çdo ditë shkon në një qytet.

Lulit i shkoi goja vesh më vesh.

-Kam dëshirë nesër ta filloj me “DURRËSIN”. Ku është Grida?

-Këtu jemi!- folën në të njëjtën kohë ajo dhe Salianji.

Aq u lumturua, sa u shtri të flinte që në orën 18. Që mëngjesi të çelte sa më shpejt e ky të takohej me durrsakët në katin e parë të selisë.

-Kamerat të nxjerrin herë pas here fragmente nga Lana që të duket sikur jam në breg të detit, -porositi dhe u shtri te kolltuku i zyrës. Pas dy minutash fliste në gjumë, tani nis beteja, tani nis lufta…

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto-247 milionë lek në një muaj?/ Kujt i iku truri nga rroga e Ben Blushit, shpërthen humori në rrjet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Skandali i publikimit të të dhënave personale dhe listës së pagesave të qytetarëve, është bërë kryefjalë e mediave.

Por, skandali në fjalë nuk mund t’iu shpëtonte as faqeve të humorit në rrjetet sociale, të cilat kanë ironizuar nëpërmjet memeve.

Ajo që u ka rënë në sy shqiptarëve është fakti se në krye të listës së personave më të paguar thuhet se është ish-politikani, Ben Blushi, me një pagë mujore prej 247 milionë lekë.

LEXO EDHE:  “‘Presioni’ i Rama-Braçes ndaj prokurorit, show”/ Salianji: Akt i mirëfilltë propagandistik

LEXO EDHE:  “Furtunë” në PD/ Basha ndryshime thelbësore në parti

Vetë Blushi, në një reagim për mediat, ka thënë kjo shifër nuk është e vërtetë, pasi merr të paktën 20 herë më pak.



Megjithatë kjo nuk i ka penguar mediat sociale që të shpërthejnë me meme.

Më poshtë disa nga memet më pikante në rrjet:/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE