LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid 19 në Kosovë/ 19 raste të reja pozitive dhe një humbje jete

9 Dhjetor 2021, 14:38, Kosova & Bota CNA
Covid 19 në Kosovë/ 19 raste të reja pozitive dhe një humbje

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga COVID-19. MSH-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 2.236 testime.

09 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë

Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.

Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859.

Në total numri i rasteve aktive është 331.

Lajmet e fundit nga