LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meqë e do aq shumë vulën e PD-së…”/ Bislim Ahmetaj propozon ‘post’ të ri për Bashën

8 Dhjetor 2021, 16:01, Politikë CNA
“Meqë e do aq shumë vulën e PD-së…”/

Kryetari i Grupimit të Dhjetorit 90, Bislim Ahmetaj, ka rikujtuar emocionet e 8 dhjetorit 1990 që solli rrëzimin e diktaturës nga protesta studentore.

Në një dalje televizive, ai theksoi se mentaliteti i trashëguar nga komunizmi la gjurmë të thella në shoqerinë shqiptare. Ai madje shtoi se këto gjurmë i shohim dhe te lidershipet, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha që sipas tij janë përfaqësuesit më të denjë të Hitlerit.

?Demokracia jonë nuk është funksionale përshkak të gjurmëve të errëta që ka lënë diktatura. Produkti më i keq ka qenë njeriu i ri , sigurimsi i shtetit që spiunonte babain , vëllain, nënën.  Mentaliteti që trashëguam, la gjurmë të thella te njerëzit. E kemi parë këtë në lidershipe. Shih lidershipin që drejton sot PS, apo PD. Kryetari i mazhorancës sot është përfaqësuesi më dinjitoz i Hitlerit. Nuk pyet për asgjë. E njëjta gjë është dhe me kryetarin e opozitës, zgjatimi i mazhorancës. Nuk pyet për asgjë. Bartësit e mentalitetit të vjetër nuk ka rëndësi ca moshe kanë?, deklaroi Ahmetaj.

Bislim Ahmetaj nuk fshehu as ironinë për Lulzim Bashën. Teksa i përmendi tradhëtinë që i bëri artistëve me shembjen e Teatrit Kombëtar, Ahmetaj ?propozoi? që Lulzim Basha të zëvendësojë rojen e Selisë Blu, i quajtuar Papi, meqënesë Basha e do kaq shumë vulën e partisë.

?PD reale festoi sot në qytet studenti. Aty sot në takim kishte të paktën 200 veta, të ardhur dhe nga jashtë. Ishte dhe brezi i rinisë së sotme. Në 25 vjetorin e themelimit të PD-së i kam thënë ?je njeriu më me fat? në këtë vend, sepse mund të bashkosh brezin intelektual të PD-së të kohës së Berishës me brezin e ri. PD sot të vjen keq ta shohësh. Shihni ku festoi sot Lulzim Basha, në Ar Turbina. Ka bërë tradhëti ndaj artistëve. Gjen sot simbolikën e teatrit të prishur për të shkuar të festojë sot. Në Qytet Studenti pashë njerëzit më të qëndrueshëm në vite. Kuvendi i 11 dhjetorit do të jete rithemelimi i PD-së. Nuk them ta përjashtojmë. Meqenëse e do aq shumë vulën, le të bëhet roje te dera e PD-së dhe të rrijë aty e të vazhdojë shërbimin në vend të Papit, që është një nga njerëzit më të nderuar në PD. Referendumi në 11 dhjetor do të jetë ai që Bashën do e nxjerrë në pakicë ekstreme?, tha ai./E.T-CNA.al

Lajmet e fundit nga