LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E mërkura e kthjellët por e ftohtë/ Temperaturat do të vijojnë të ulen

8 Dhjetor 2021, 07:13, Sociale CNA
E mërkura e kthjellët por e ftohtë/ Temperaturat do të

Masat ajrore të ftohta por të qëndrueshme kanë përfshirë vendin tonë.

Pritet që gjatë gjithë ditës Shqipëria të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje në territorin tonë.

Sipas MeteoAlb,  temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë fortë me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga