LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Reali mposht Interin dhe merr kreun e grupit D! Milani nuk ia del, Ajax e mbyll me pikë të plota

7 Dhjetor 2021, 22:08, Sport CNA
VIDEO/ Reali mposht Interin dhe merr kreun e grupit D! Milani nuk ia del, Ajax e

Supersfida e grupit D, mes Realit të Madridit dhe Interit, që vendoste se kush do të merrte vendin e parë në këtë grup (të dyja skuadrat e kishin siguruar kualifikimin) është fituar nga skuadra e Ancelottit.

Kroos zhbllokon sfidën në minutën e 17-të, pas një gjuajtje të bukur nga distanca. Zikaltërit mundohen që të reagojnë, por nuk arrijnë të vënë në vështirësi portierin Courtois.

Barella largohet me karton të kuq në pjesën e dytë, ndërsa mendon Asensio për të vulosur fitoren e Realit, me golin e shënuar 10 minuta nga fundi i takimit. Reali dhe Interi vazhdojnë aventurën e tyre në Champions, ndërsa Sheriff Tiraspol do të luajë në Europa League. Përfundon këtu aventura e Shakhtarit.

Ajax ka fituar edhe ndeshjen e fundit në grup, pasi ka mposhtur 4-1 Sportingun e Lisbonës, duke mbyllur me pikë të plota aventurën e tij në grupin C. Holandezët kanë shënuar nga dy gola në çdo pjesë në portën e portugezëve, që gjithsesi ishin të kualifikuar për në turin tjetër të turneut.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Borussia Dortmund ka shpartalluar 5-0 turqit e Besiktasit. Reus dhe Haaland shënojnë nga një dygolësh, por pavarësisht fitores, gjermanët detyrohen të luajnë në Europa League.

REAL MADRID-INTER 2-0

17′ Kros, 79′ Asensio

SHAKTAR DONJETCK- SHERIF TIRASPOL  1-1

MILAN-LIVERPUL 1-2

29′ Tomori / 36′ Salah, 55′ Origi

PORTO-ATLETIKO MADRID 1-3

AJAKS-SPORTING 4-2

BORUSIA DORTMUND-BESHIKTASH 5-00

 

 

Lajmet e fundit nga