Connect with Us

Tentoi të kalonte 39 mijë euro të padeklaruara/ Sekuestrohet pajisja e Bitcoin në Morinë

Kronika

Tentoi të kalonte 39 mijë euro të padeklaruara/ Sekuestrohet pajisja e Bitcoin në Morinë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Gjatë kontrollit nga policia në Morinë është sekuestruar edhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Makineria është gjetur në makinën e B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Bashkë me pajisjen janë sekuestruar edhe 39 mijë euro të padeklaruara.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ A.E-CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjike/ Fëmija 3 vjeç ndërron jetë në kopësht

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur jetën.

Sipas abcnews.al vogëlushi është dërguar pa shenja jete në spital, nga edukatoret e kopshtit.

Policia ndër të tjera bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një kopsht privat, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Vjenë, nënshkruhet demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi

LEXO EDHE:  Si funksionon prodhimi ‘ilegal’ i kriptomonedhave në Shqipëri



“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia e Korçës prangos katër persona/ Ja për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Katër shtetas të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë vënë në pranga nga policia e Korçës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Xh. Q., 25 vjeç, banues në qytetin e Bilishtit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i​ automjetit në mënyrë të parregullt”.​

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit S. S., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë ushtruan ndaj këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

LEXO EDHE:  Tentoi të korruptonte policin me 20 euro/ Shoqërohet 28-vjeçari

LEXO EDHE:  Tentuan të futen në Shqipëri me armë me vete/ Arrestohen në Morinë tre persona



Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit I. T., 30 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll, pasi ky shtetas u kap në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit O. T., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e brendshme të një biznesi, ky shtetas ka vjedhur një telefon celular në pronësi të shtetasit B. Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pjesë e një grupi kriminal në Romë/ RENEA prangon 39-vjeçarin  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

19 persona kanë rënë në pranga pas një operacioni “blic” të kryer nga forcat RENEA, në disa qytete të vendit.

Ndërkohë, mësohet se mes të arrestuarve është edhe Klement Shehu 39-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Romës me 6 vite burg.

Ai do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur edhe 4 vjet e 21 ditë burgim.



“Në Gjirokastër është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër.

Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Video-RENEA, aksione “blic” në disa qytete/ Arrestohen 19 persona

LEXO TE PLOTE