LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partneri bën postimin prekës për Hueyda El Saied: Faleminderit për dhuratën më të bukur, Gabrielin

7 Dhjetor 2021, 07:19, Lifestyle CNA
Partneri bën postimin prekës për Hueyda El Saied: Faleminderit

Pak javë më parë, ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied trondit mbarë opinionin publik. Të shumta qenë reagimet per balerinën mes të cilëve familjarë, miq, kolegë dhe ndjekës të saj.

Së fundi ka qenë partneri i saj, Thierry, i cili me anën e një postimi në profilin e saj të Instagramit, ka bërë një reagim prekës.

Ai shkruan se Hueyda tregoi forcë dhe guxim përballë kësaj beteje.

Më tej ai shkruan se ai dhe i biri i tyre janë krenar për atë që Hueyda ishte ndërsa shprehet se falë saj është një person më i mire. Thierry shprehet gjithashtu falenderues ndaj balerinës pasi i ka dhënë dhuratën më të bukur, Gabrielin. Në fund, ai i bën dhe një premtim se do ta mbajë djalin e tyre pranë vetes gjithmonë.

?Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi shumë i thellë, por Gabrieli dhe unë do të donim t?ju falënderonim për të gjithë shprehjen e ngushëllimeve dhe gjithë dashurinë për Hueydan që vjen nga vendi i saj Tirana, gjithashtu edhe nga e gjithë bota. Faleminderit. Hueyda u largua si një yll që shkëlqen me kokën lart pas një lufte të ashpër por jo të barabartë. Ajo tregoi guxim absolut dhe forcë ekzemplare duke luftuar gjithmonë dhe duke mos u ankuar asnjëherë.

Hueyda ngjalli admirimin e të gjithëve, por më shumë të dy fansave të saj më të mëdhenj, Gabrielit dhe mua, dy dashurive të saj. Por, Hueyda, dashuria ime e madhe? ishte më shumë sesa aq dhe ne mund të jemi krenarë për jetën e saj, krijimet e saj, vlerat dhe angazhimet e saj. Hueyda ishte dhe do të jetë gjithmonë artistja që na ka prekur të gjithëve në një kohë apo në një tjetër.

Sepse të takoje Hueydën duhej se pari të ishte familjar me ëmbëlsinë e një gruaje të mrekullueshme, sensitive dhe me një sharm të mahnitshëm. Për mua dhe Gabrielin, Hueyda e kaloi këtë trashëgimi të dashurisë, empatisë dhe mirësisë te ne. Prandaj është gjithë kjo punë që ne do ta vazhdojmë, duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe dinjitoz, siç ajo do të kishte dashur.

Familja jonë e bukur tashmë është e privuar nga pjesa më e bukur. Buzëqeshja e saj, mirësia e saj. Faleminderit nga zemra Hueyda për dashurinë e madhe dhe që më ke bërë një njeri më të mirë dhe mbi të gjithë njëmijë herë faleminderit për dhuratën më të çmuar, Gabrielin, djalin tim për të cilin do ta gëzoj dhe dua me gjithë zemër, fuqi dhe shpirt.

Hueyda, dashuria ime, t?i do jesh e trishtuar që na humbe, por Gabrieli dhe unë nuk do të ndalojmë kurrë së dashuri dhe gjithmonë do të jesh në zemrën tonë.Ne të duam dashuria ime!!! Dhe të urojmë udhëtimin më të bukur në qiellin me yje?, ka shkruar ai./S.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga