Connect with Us

Parandalohet një vrasje/ Si shpëtoi dhëndrri, nga dhuna e ish-vjehrrit

Kronika

Parandalohet një vrasje/ Si shpëtoi dhëndrri, nga dhuna e ish-vjehrrit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-dhëndrit, për motive të dobëta, dhe e kërcënoi së do ta vriste me armë zjarri.

Policia ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit si dhe ka sekuestruar arsenal armësh (mitraloz, kallashnikovë) dhe municione luftarake.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt midis shtetasit K. N. dhe ish-dhëndrit të tij, shtetasit E. Ç., në fshatin Balldre, Lezhë. Sipas informacioneve, shtetasi K. N. kishte dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, kanë arritur të neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin K. N., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

LEXO EDHE:  Reshjet e dendura të shiut përmbytin Durrësin e Lezhën

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. N., ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E moshuara hidhet nga kati i tretë, humb jetën/ Nuk dihen rrethanat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

VIDEO-E frikshme/ Dalin pamjet pas aksidentit në Tunelin e Kalimashit

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Pak më parë në Tunelin e Kalimashit ka ndodhur një aksident i frikshëm. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë ka patur një viktimë dhe disa të plagosur.

Sipas asaj që raportohet në media, viktima ishte pasagjere në njërën prej makinave që u përplasën ndërsa shoferët dhe sy persona të tjerë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm/ Vetura përplaset me trajlerin

LEXO EDHE:  Reshjet e dendura të shiut përmbytin Durrësin e Lezhën

Ndërkohë janë siguruar pamjet nga aksidenti. Forca policore ndodhen në vendngjarje ku dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./A.E-CNA.al



 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në Kalimash/ Viktima pasagjere, nisen drejt Tiranës dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tunelin e Kalimashit, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe ka disa të plagosur.

Sipas Abc news, viktima është shtetasja me inicialet E.S, banuese në Shkopet.



Ajo ndodhej në njërin prej automjeteve që u përplasën.  Përveç shoferëve S.B dhe M.GJ, të lënduar janë edhe dy persona të tjerë të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve. Dy prej tyre janë dërguar drejt Tiranës.

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm/ Vetura përplaset me trajlerin

LEXO EDHE:  Reshjet e dendura të shiut përmbytin Durrësin e Lezhën

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE