LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje surprizë, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

7 Dhjetor 2021, 20:15, Sport CNA
Lëvizje surprizë, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Sipas asaj që shkruan ?Sportitalia?, ka përfunduar era Luca Gotti në krye të pankinës së Udineses. Humbja e djeshme përballë Empolit nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, që kanë vendosur që të shkarkojnë teknikun e bardhezinjve.

Presidenti Gino Pozzo ka ardhur nga Anglia për të zgjidhur këtë çështje dhe ka vendosur që të largojë teknikun Gotti dhe të vendosë si trajner të përkohshëm Gabriele Cioffin, që deri tani ka qenë ndihmësi i tij.

Nuk dihet nëse Cioffi do të qëndrojë deri në fund të sezonit apo jo. Ndonëse klubi nuk ka dalë akoma me një njoftim zyrtar, duket se largimi i Luca Gottit është i paevitueshëm. Nën drejtimin e tij Udinese ka grumbulluar 16 pikë në 16 ndeshje të luajtura.

Lajmet e fundit nga