Connect with Us

Leipzig fiton dhe vazhdon në Europë, PSG “likujdon” Brugge për 7 minuta

Sport

Leipzig fiton dhe vazhdon në Europë, PSG “likujdon” Brugge për 7 minuta

Publikuar

-

/

Janë luajtur ndeshjet e fundit të grupit A të Champions League. Manchester City dhe PSG kishin siguruar që më parë kualifikim për në fazën e 1/8-ve të finales së turneut, por pas përfundimit të ndeshjeve të sotme është mësuar edhe emri i skuadrës së tretë që do të vazhdojë aventurën në Kupat e Europës.

RB Leipzig ka siguruar vendin e tretë në grup, falë fitores 2-1 përballë kryesuesve të Manchester City dhe falë këtij suksesi do të vazhdojë të luajë në Europa League.

Gjermanët kanë qenë më të motivuar në këtë ndeshje të fundit në grup dhe janë shfaqur më kërkues në sfidën kundër skuadrës së Guardiolës, që kishte bërë disa ndryshime në formacion. Szoboszlai shënon golin e parë për gjermanët në pjesën e parë, ndërsa Andre Silva vulos fitoren me golin e shënuar në minutën e 71-të.

City mundohet të rihapë ndeshjen dhe ngushton rezultatin me Mahrez 13-të minuta para fundit të takimit, por pavarësisht përpjekjeve të besuarit e Guardiolës nuk arrijnë që të shënojnë më në portën e gjermanëve.

Në ndeshjen tjetër të grupit, PSG-ja vulos fitoren që në 7-të minutat e para, falë dygolëshit të shënuar nga Mbappe. Francezët dominojnë totalisht belgët e Club Brugge dhe shënojnë edhe dy gola të tjerë me Messin. Argjentinasi trefishon rezultatin në minutën e 38-të dhe më pas shënon nga pika e bardhë në pjesën e dytë. Goli i Rits për belgët shërben vetëm për statistika.

Manchester City dhe PSG kualifikohen në 1/8 e finales së Champions, RB Leipzig do të luajë në Europa League, ndërsa për Club Brugge përfundon këtu aventura në Kupat e Europës.

Champions League – Ndeshjet e 6-ta

PSG- Club Brugge 4-1

Mbappe 2’, 7’, Messi 38’, 76’ (pen)/ Rits 68’

RB Leipzig- Manchester City 2-1

Szoboszlai 24’, Andre Silva 71’ / Mahrez 77

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ 7 ndeshje me fanellën e kuqe, Partizani dhe mbrojtësi ndajnë rrugët

Publikuar

-

Filip Gligorov nuk është më lojtar i Partizanit. Lajmin e ka dhënë klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kreyqytetasit dhe mbrojtësi e kanë parë të arsyeshme të ndërpresin bashkëpunimin me mirëkuptim.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive” – shkruan klubi.



Gligorov ka luajtur 7 ndeshje me Partizanin, pa arritur dot të lërë gjurmë. 28 vjeçari nuk arriti të përshtatej te kjo skuadër, duke zhgënjyer kështu totalisht.  Më parë ka qënë pjesë e Sileks, Shkupi dhe Calarasi.

  

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk u paraqitën në ndeshje, skuadra e Serie A humb 3-0 në tavolinë

Publikuar

-

Salernitana është dënuar me humbje në tavolinë, për ndeshjen ndaj Udinese në muajin dhjetor ku nuk u paraqitën.

Më 21 dhjetor, Salernitana duhet të luante me Udinese në transfertë, por ndeshja nuk u zhvillua, pasi skuadra mike raportoi disa raste me Covid-19 dhe ASL nuk i lejonte për të bërë udhëtimin jashtë qytetit.



Në këtë situatë, skuadra e Salernitana qëndroi e izoluar dhe nuk u paraqit në ndeshje. Ditën e sotme, Gjykatësi Sportiv në Itali, ka vendosur humbjen 3-0 në tavolinë për Salernitana, si dhe i është zbritur 1 pikë nga renditja.

Pritet që klubi italian ta apelojë vendimin dhe të kërkojë që ndeshja të luhet në një datë tjetër në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Situata komike në Turqi! Lojtari kërkon të pastrojë borën për të ekzekutuar 11-metërshin, kundërshtari e hedh borën në të njëjtin vend

Publikuar

-

Në disa pjesë të qyteteve të Turqisë ka rënë bora, ndërsa ndeshja Gaziantep–Malatyaspor është ndërprerë në pjesën e parë për shkak të kushteve të vështira për të zhvilluar një ndeshje. Pjesa juglindore e Turqisë është mbuluar nga bora, ndaj dueli në Gaziantep është ndërprerë. Një situatë e çuditshme ndodhi në fund të pjesës së parë, kur u akordua një penallti për miqtë.

Karim Hafez tenton të pastrojë me duar “pikën e bardhë” në mënyrë që të realizohet një penallti. Teksa pastron borën, kundërshtari i tij Furkan Soyalp e bën të vështirë dhe vendos që të hedhë sërish borën në të njëjtin vend. Në fund penalltia u ekzekutua, por nuk u shënua gol, kështu që mbeti 0:0, por shumë shpejt arbitri njoftoi se ndeshja nuk do të luhej deri në plotësimin e kushteve.

LEXO TE PLOTE